Albspirit

Media/News/Publishing

Dako reagon pas akuzave të Bashës: Opozitë pulash të lagura, që bëjnë sikur janë ujq të tërbuar

Pas akuzave të Bashës ndaj Dakos ka raguar ky i fundit i cili është shprehur se ndjen keqardhje për të ata që dëgjojnë akoma Lulin dhe këtë opozitë pulash të lagura që bëjnë sikur janë ujq të tërbuar.

Reagim i Dakos

Me Lulzim Bashën jam i gatshëm të ballafaqohem në cdo studio apo shesh publik, për të gjitha ato që ai dhe altoparlantët e tij bërtasin për mua prej vitesh tashmë!  E vetmja gjë qe nuk bëj dot për Lulzimin dhe partinë e tij është të fitojnë Durrësin, të cilin e kanë humbur thellë dhe më thellë, duke rënë poshtë dhe më poshtë në gropën që janë munduar të më hapin mua.  Gjithë të tjerat me kete lloj soji janë humbje kohe. Keqardhje për gjithë ata që dëgjojnë akoma Lulin dhe këtë opozitë pulash të lagura që bëjnë sikur janë ujq të tërbuar.

Please follow and like us: