Albspirit

Media/News/Publishing

Defaktorizimi i shqiptarëve në Mal të Zi: Shumë parti, për një elektorat kaq të vogël

Esad Gjonbalaj

Ekzistimi i më se 11 subjekteve politike dhe shpërndarja e votave në grupe të vogla në mënyrë të drejtpërdrejtë defaktorizon faktorin politik shqiptar.

Është absurd kur shikon se si disa të ashtuquajtur lider me aplikimin e njëfarë patriotizmi të “zjarrtë” tentojnë të ua hedhin të tjerëve se vetëm ata po e din adresën e duhur të atdhetarisë e të tjerët na qenkan “servil” të pushtetit. E që absurdi të jetë edhe më i madh të gjithë subjektet politike pa dallim garojnë për të qenë në parlamentin e Malit të Zi, apo në pushtetet lokale të komunave të tyre që ju përkasin, që të gjitha për të njëjtin qëllim vetëm se dikush na e paska çelësin e patriotizmit në dorë e të tjerave ua paska marr dikush këtë çelës të atdhetarisë folklorike. Absurd dhe marrëzi e llojit të vet !!!

Historikisht rënia e pushteteve ka ndodhur për tre arsye : lidershipit të dobët, disiplinës jo të mire dhe moralit të ultë.

Me mënyrën se si veprojnë partitë nacionale shqiptare sot kanë sjellur dhe futur me dashje apo pa dashje, po këta tri komponentë deshtuese (të cekura më lartë) komponente bazë të ekzistimit dhe funksionimit të çdo subjekti politik. Duke par këtë defaktorizimi të vetvetes nga vetë subjektet tona të përçara, atëherë futen në veprim ata të cilëve u konvenon kjo gjendje përçarëse , autoritet malaziase nën ombrellën e partive kinse qytetare gjoja për te përkëdhelur votuesin shqiptar. Votuesit shqiptar të dezorientuar dhe tē demotivuar nga vetë faktori ynë politik si në zgjedhjet e fundit parlamentare, ku si rrjedhojë e mosunitetit ne menxi arritëm ta sigurojmë vetëm një deputet shqiptar në parlamentin e Malit të Zi.

Me rreth 14000 votues aktiv dhe rreth 22000 votues shqiptar të regjistruar tek organet kompetente në Mal të Zi, si vallë mund te ndodh që të kemi vetëm një deputet shqiptar nē vend qe së paku të kemi 4 deputet nëse do ishim i të bashkuar: (shifrat e cekura më lartë janë tē përafërta dhe në bazë të deklarimeve të partive politike shqiptare)

Në zgjedhjet lokale që do të mbahen për komunën e Tuzit më 26 nëntor 2017 është arritur një marrëveshje nga partitë politike shqiptare, marrëveshje kjo e cila do të konkretizohet me një platforme të përbashkët paszgjedhore me krijimin e bllokut shqiptar në mënyrë qe Tuzi i shqiptarëve të udhëhiqet nga shqiptarët dhe partitë nacionale shqiptare e jo të udhëhiqet nga ato subjekte të cilët nuk kanë asgjë të bëjnë me shqiptarët dhe hallet e tyre.

Sot patriotizëm është të punosh me dinjitet për rininë e vendlindjes tënde, të tërheqësh investitor, të mbrosh identitetin dhe vlerat tua kombëtare. Nuk kemi fare nevojë për leksione historike dhe pseudopatriotizëm, sepse sot historinë e ke në maje të gishtërinjve nëse të intereson ajo.

Ka kaluar koha e demagogjive, është koha e konkurrencës ekonomike dhe arritjeve./Ylliria press/

Please follow and like us: