Gazetarja shqiptare përndiqet nga një person i panjohur, ajo publikon letrën
Gazetarja e ABC News, Viol Xhafaj është frikësuar pa masë gjatë ditës së sotme teksa ka marrë një letër në ambientet e televizionit ku punon.
Një grua me sa duket e përndjek atë dhe të afërm të saj.
Viol Xhafaj ka publikuar letrën e shkruar me shkrim dore në llogarinë e saj në Facebook, ku e ka shoqëruar edhe me një mbishkrim:
“E kam shume te veshtire te kuptoj sa psikopat mund te jesh, te marresh mundimin te besh nje carcaf me shkrim dore, ta nisesh me poste, t’iu kerkosh njerezve, qe i ke pare vetem ne tv, llogari per jeten e tyre personale, ti ndjekesh si maniak ne cdo edicion lajmesh a emision, e te mbash mend me date-muaj-vit cfare deklaratash kane bere, ti vesh re detaje (qe as une nuk e paskam vene re) te tipit: ku e ke varesen qe mbaje ne qafe, ku e ke makinen qe ke pas…cfare pune e levizjesh bejne njerezit e tu te afert, ku jetojne etj etj……une nuk e di, sma percepton e perpunon dot fare truri. Pls kush e njeh zonjen, ta keshilloj te pije ilacet, se me prishi diten e me futi friken per sa e ekspozuar qenkam nga keta lloj njerezish”.