Albspirit

Media/News/Publishing

Gjermania gëzon imazhin më të mirë mbarëbotëror

Gjermania sipas një studimi të fundit gëzon reputacionin më të mirë në botë duke ia kaluar SHBA-së. Kjo mësohet nga një hulumtim i bërë publik të enjten (16.11) nga Instituti për Hulumtimet e Tregut GfK.

Sipas këtij hulumtimi SHBA-ja në renditjen për reputacion ka rënë në vendin egjashtë. Franca në nivel ndërkombëtar konsiderohet so vendi i dytë më i preferuar, Britania e Madhe qendron stabël në vend të tretë, ndërsa Kanadaja dhe Japonia renditen së bashku në vendin e katërt. Indeksi që mban emrin e këshilltarit politik Simon Anholt, Anholt-GfK Nation Brands Index, çdo vit hulumton se si perceptohen 50 vende në mbarë botën. Hulumtimi bazohet tek imazhi i vendit në kategoritë eksport, qeveri, kulturë, njerëzit, turizmi dhe imigrimi/innvestimet. Gjermania del mjaft pozitive në të gjashtë kategoritë dhe renditet në shumicën e tyre ndër pesë vendet kryesore me eksportet në vendin e tretë, qeverisje në vendin e katërt, kulturë nën vendin e katërt, njerëzit në vendin e katërt, imigrim/investim në vendin e dytë. Gjermania ka pikë plus kryesisht në kategoritë kulturë, qeveri dhe njerëzit. Vetëm në turizëm Gjermania renditet në vendin e dhjetë. Sipas këtij studimi Gjermaninë e preferojnë më shumë kinezët, rusët dhe italianët. Më pak pozitiv vlerësohet Gjermania nga vendet fqinjë Franca dhe Polonia. Edhe vet gjermanët janë kritikë ndaj vendit të tyre. Ndër vendet e hulumtuara brendda një viti SHBA-ja ka humbur pikë. Ndërsa SHBA vazhdon të mbetet ndër pesë vendet kryesore, ajo ka rënë në vendin e 19 dhe 23 në kategorinë qeveri. “Humbja e imazhit të SHBA-së në kategorinë qeveri mund të shpjegohet me efektin Trump, shkaktuar prej politikës së tij dhe mesazhit ‘America First’, tha Simon Anholt, që e ka iniciuar këtë hulumtim në vitin 2005. Vet amerikanët e shohin vendin e tyre sivjet shumë më pozitiv se në 2016”./DW/

Please follow and like us: