Albspirit

Media/News/Publishing

Manjani: Rama foli me ambasadorët sikur po fliste me Habilajt e drogës; hashash-diplomacia në veprim…

Ish- ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar takimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama me ambasadorët shqiptarë në botë. Përmes një postimi në rrjetin social, Ylli Manjani, shkruan se Rama u foli ambasadorëve sikur u flet Habilajve. “U paska folur ambasadorëve të Republikës sikur iu flet Habilajve! – shkruan Manjani në Twitter. – Iu ka bërë muhabet investimesh të huaja. Ndërkohë të huajt që investojnë, pasi rrihen barbarisht, përcillen me barrelë në Rinas! Vetëm diplomacia e Habilajve e mbron këtë gjë! Hashash-diplomacia në veprim…”, shkruan Manjani.

Please follow and like us: