Rama: Bizneset mashtrojnë me pagat, njohim vetëm bilancin në banka
Në komunikimin e përjavshëm në “Facebook”, kryeministri Rama tha se janë identifikuar 42 mijë të punësuar që deklarohen nga kompanitë me pagë minimale dhe kjo është e patolerueshme. “Megjithë arritjet, së fundmi janë identifikuar 42 mijë të punësuarve të deklaruar me pagë minimale, 30 mijë në muaj. Por kjo është e pajustifikuar për këto kompani, të cilat shkelin haptas të drejtat e punonjësve. Duke i bërë bisht pagesës për tatimin e fitimit për pensionin. Kjo situatë nuk do të tolerohet”, tha Rama. Kryeministri paralajmëroi masa të forta ndaj atyre kompanive të cilat do të vijojnë të mashtrojnë me procesin e dhënies së pagave, duke theksuar se ato duhet të futen në një proces të shpejtë vetërregullimi. “Do të njihet vetëm bilanci që kompanitë paraqesin në Banka, të cilat duhet të përputhen me bilancet e tatimeve. Të gjitha bizneset e mëdha të futen në një proces të shpejtë vetërregullimi. Forca e ligjit më e fortë se kurrë më parë. Kështu nuk mund të vijohet më”, u shpreh Rama.