Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA denoncon lëvizjet e fundit ruse ndaj mediave amerikane

Ambasadori amerikan në Rusi denoncoi të dielën lëvizjen e Moskës për të detyruar nëntë media amerikane me fonde qeveritare që të regjistrohen si “agjentë të huaj”, si të ekzagjeruar në krahasim me atë që bëri qeveria amerikane kur i kërkoi rrjetit televiziv RT të financuar nga Kremlini për t’u regjistruar si i tillë në Shtetet e Bashkuara. Ambasadori Jon Huntsman tha se reagimi rus nuk është aspak “reciprok” dhe lëvizja e Moskës drejt masave për agjencitë a lajmeve, nëse zbatohet do ta bënte “praktikisht të pampundur që ato të funskionojnë” në Rusi. Ai tha se Ligji për Regjistrimin e Agjentëve të Huaj (FARA) në bazë të të cilit është regjistruar RT, ka si synim nxitjen e transparencës por nuk kufizon operacionet e rrjetit televiziv në Shtetet e Bashkuara. Dhoma e Ulët e Parlamentit rus miratoi të mërkurën amendamente për zgjerimin e efektoit të një ligji të vitit 2012 që vë një shënjestër organizatat qeveritare, përfshirë median e huaj. Shpallja si agjentë të huaj do t’u kërkonte mediave të huaja që rregullisht të bënin publike objektivat e tyre, detaje të plota të financave, burimet e fondeve dhe personelin. Ministria ruse e Drejtësisë tha të enjten se kishte njoftuar Zërin e Amerikës, Radion Evropa e Lirë/Radion Liria dhe shtatë media të veçanta rajonale që veprojnë në Rusi, që mund të prekeshin nga ky ndryshim. “Nuk është aspak e ngjashme me atë që po bëjmë ne me FARA-n. Është përtej saj. Dhe ne mendojmë se parimet e medias së lire në çdo shoqëri dhe demokraci të lirë, janë absolutisht kritike për ne. Liria e shprehjes është pjesë e saj. Prandaj për mua ka rëndësi kjo çështje”, tha Ambasadori Huntsman. Ministria ruse e Drejtësisë tha se kërkesat e reja pritet të kthehen në ligj “në të ardhmen e afërt”. Drejtoresha e Zërit të Amerikës, Amanda Bennett tha këtë javë se “Zëri i Amerikës është, sipas ligjit, një organizatë lajmesh e pavarur, e paanshme dhe e bazuar në fakte”. Presidenti i Radios Evropa e Lirë dhe Radio Liria, Tom Kent, tha se ndryshe nga Sputnik dhe media të tjera ruse që veprojnë në SHBA, mediat amerikane që veprojnë në Rusi nuk kanë qasje në televizionin kabllor dhe në frekuencat e radios./VOA/

Please follow and like us: