Albspirit

Media/News/Publishing

Soros shpërthen ndaj Hungarisë: Unë nuk po përpiqem të çmontoj Evropën…

Investitori George Soros ka shpërthyer kundër qeverisë hungareze, e cila ka akuzuar hapur  miliarderin se kërkon dobësimin e shteteve të BE-së duke ushqyer krizën e emigrantëve. Në përgjigje të këtyre pretendimeve, Soros lëshoi një deklaratë zyrtare ditën sotme, duke i quajtur akuzat si “shtrembërime dhe gënjeshtra të plota”. Pasi ai bëri thirrje që një milion emigrantë të pranoheshin në BE në 2015-ën , Soros argumentoi se “rrethanat kishin ndryshuar në një mënyrë të paparashikueshme”. Soros gjithashtu akuzoi qeverinë hungareze se ka nisur një “fushatë masive” kundër tij. Miliarderi tha se kryeministri hungarez  Victor Orban po nxiste ndjenjat anti-muslimane. Në tetor, Orban u bëri thirrje hungarezëve të merrnin pjesë në një referendum kombëtar për të ndalur “planin e Sorosit”. Kryeminsitri akuzon investitorin e lindur në Hungari se po përpiqet të rivendosë një milion emigrantë në BE, duke çmontuar kufijtë dhe duke i bërë qytetarët evropianë të paganë për planet e tija.

Please follow and like us: