Albspirit

Media/News/Publishing

Urdhri presidencial për sulm bërthamor mund të refuzohet?

Ushtria amerikane mund ta refuzojë urdhrin e presidentit amerikan Donald Trump për një sulm bërthamor, nëse e konsideron “të jashtëligjshëm”. Pohimin e bëri kreu i komandës strategjike të Shteteve të Bashkuara, gjenerali John Hyten. Gjatë një konference për sigurinë në Kanada, ai shpjegoi edhe mënyrën se si veprohet në raste të tilla.

John Hyten: Nëse zbaton një urdhër të jashtëligjshëm, atëherë shkon në burg. Unë i jap këshilla presidentit. Ai më thotë çfarë duhet të bëj. Dhe nëse është e jashtëligjshme, i them “zoti President kjo është e jashtëligjshme”.

Reagimi i tij erdhi pas debateve që zhvillohen në senat me ekspertë të sigurisë, që venë në pikëpyetje kapacitetin e presidentit Trump për të vlerësuar situatat kur mund të kryhet një sulm bërthamor. Trump e ka përmendur shpesh herë mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore amerikane, për ti dhënë fund tensioneve që ka krijuar programi i zhvillimit të armëve bërthamore të Koresë së Veriut./Tv Klan/

Please follow and like us: