Zana Tako: A dhuron dashuri kjo qeveri?
Sa fjalë përdor qeveria? E brenda këtyre fjalëve sa dije u dhuron dashuria?
A dhuron dashuri kjo qeveri? Apo i ve çmim, kur flet për projektligj të rrisë ekonominë?
Sa qindra e mijëra fëmijë, do lumturohen nga projektligji i ri?
Sa pleq që ngrysin jetën në vetmi, do lumturohen nga projektligji i ri?
Sa të varfër në vështirësi, do të pasurohen nga projektligji i ri?
Sa shtëpi, do e kenë tavolinën plot me bollëk nga kjo e madhe dashuri?
Kush i ve pikat mbi ‘i’, të mbyllë vrimat që ka çdo shtëpi?
Paraja e bën ekonominë, por paraja të le të varfër pa dashurinë!
Nuk ndërton paraja shtëpi, por paraja përdoret për të ndërtuar në dashuri, për të ndarë në barazi, për të zhvilluar ekonomi.
Interesi të le të mjerë në mjerim, interesi të ha kokën me fëlligështinë.
Për interes e vret vëllai-vëllanë në bashkësi, e nga interesi bie nga lart poshtë, e nuk të sheh njeri.
Bota e interesit e vogël është në krijim, por tepër të madhe e ka dashuria shtëpinë.
Të mjerët mbetën jashtë nga kjo shtëpi, të pasurit e humbën edhe atë çka patën, nga marrëzia në padituri.
Menduan se u pasuruan, por nga kjo pasuri nuk përfituan.
Kulla e mbrapështisë, nuk i mbron bijtë e paditurisë, sepse rrëzohet me shpejti, duke i lënë jashtë, në të ftohtë, në acar e në stuhi.
Mësimi i qiellit e dhuron diturinë, por të mjerët pasurohen me paditurinë.
Të diturit shijojnë ushqimin e dashurisë, e jetojnë tepër të pasur me dijen e mençurisë!