Zgjedhjet në Kosovë, emrat e drejtuesve të rinj në të gjitha Komunat
Lidhja Demokratike e Kosovës është ajo që ka fituar numrin më të madh të komunave pas balotazhit të së dielës, bazuar kjo në rezultatet paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
LDK-ja ka marre 8 komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7, që do të thotë 4 më shumë se mandatin e kaluar, PDK-ja ka fituar vetëm 5 komuna dhe Vetëvendosja 3, duke përfshirë këtu Prishtinën ku ishte dhe lufta më e ashpër të cilën e fitoi Shpend Ahmeti.
E njëjta forcë politike mori edhe Prizrenin. Pas shume vitesh qeverisjeje të partisë Demokratike të Kosovës, rezultatet paraprake e nxorrën fitues kandidatin e Vetevendosjes, Mytaher Haskuka, me gati 300 vota më shumë se kundërshtari i tij. Nisma dhe AKR kanë fituar nga një komunë. Dy komuna do të qeverisen nga kandidate të pavarur.
Zgjedhjet kanë qenë përgjithësisht të qeta edhe pse nuk mungoi ndonjë parregullsi si ato të raundit të parë të natyrës së votimeve familjare apo përpjekjes për votim të dyfishtë.
Pjesëmarrja ishte rreth 40%, që do të thotë edhe më e ulët se në raundin e parë të 22 tetorit. Monitoruesit ishin përfaqësues nga subjektet politike, nga ambasadat e akredituara në Kosovë, organizatat joqeveritare, si dhe vëzhgues nga Bashkimi Evropian.
Tashmë pas balotazhit që të dhjetë komunat me shumicë serbe drejtohen nga Lista Serbe, që gëzon mbështetjen e Beogradit. Në Parteshin e banuar më së shumti nga serbe u përsëritën zgjedhjet e anuluara pas parregullsive që u shënuan në raundin e parë. Në këto komuna, nga sa pohojnë vëzhguesit europianë, procesi nuk ka qenë tërësisht demokratik, sepse “janë evidentuar presione tek zgjedhësit që të votohet vetëm për një subjekt, i cili në këtë rast ishte lista “Srpska”.
Prishtinë: Shpend Ahmeti, Lëvizja Vetëvendosje
Gjakovë: Ardian Gjini, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Gjilan: Lutfi Haziri, Lidhja Demokratike e Kosovës
Mitrovicë e Jugut: Agim Bahtiri, Aleanca Kosova e Re
Prizren: Mytahir Haskukaj, Lëvizja Vetëvendosje
Ferizaj: Agim Aliu, Partia Demokratike e Kosovës
Istog: Haki Rugova, Lidhja Demokratike e Kosovës
Obiliq: Xhafer Gashi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Podujevë: Agim Veliu, Lidhja Demokratike e Kosovës
Klinë: Zenun Elezaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Kaçanik: Besim Ilazi, Partia Demokratike e Kosovës
Kamenicë: Qëndron Kastarati, Lëvizja Vetëvendosje
Rahovec: Smajl Latifi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Shtime: Naim Ismajli, Partia Demokratike e Kosovës
Suharekë: Bali Muharremaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Vushtrri: Xhafer Tahiri, Lidhja Demokratike e Kosovës
Malishevë: Ragip Begaj, Nisma për Kosovën
Dragash: Shaban Shabani, Partia Demokratike e Kosovës
Kllokot: Strahinja Spasiq, Lista Serbe
Partesh: rivotim – Dragan Petkoviq, Lista Serbe
Sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së pa balotazh, garën për kryetar komune e kanë fituar që në rrethin e parë të votimeve:
Pejë: Gazmend Muhaxhiri, Lidhja Demokratike e Kosovës
Deçan: Bashkim Ramosaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Fushë Kosovë: Burim Berisha, Lidhja Demokratike e Kosovës
Skenderaj: Bekim Jashari – kandidat i pavarur
Drenas: Ramiz Lladrovci, Partia Demokratike e Kosovës
Han i Elezit: Rufki Suma – kandidat i pavarur
Mitrovica e Veriut: Goran Rakiq nga Lista Serbe
Leposaviç: Zoran Todiq nga Lista Serbe
Lipjan: Imri Ahmeti, Lidhja Demokratike e Kosovës
Novobërdë: Svetislav Ivanoçiq, Lista Serbe
Shtërpcë: Bratislav Nikoliq, Lista Serbe
Viti: Sokol Haliti, Lidhja Demokratike e Kosovës
Zubin Potok: Stevan Vuloviq, Lista Serbe
Zveçan : Vuçina Jankoviq, Lista Serbe
Junik: Agron Kuqi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Mamushë: Abdulhadi Krasniq, Partia Demokratike Turke e Kosovës
Graçanicë: Srdjan Popoviq, Lista Serbe
Ranilug: Vladica Aritonoviq, Lista Serbe