Adriana Kalaja: Blushi, zhgarravina më e shëmtuar e Ramës
Kam dite qe po mendoja te reagoj apo jo, ne lidhje me shume veprime dhe hapa te çuditshem dhe pa pergjigje qe po ndodhin kohet e fundit ne partine LIBRA, parti te cilen bashke me te tjeret e ngjizem per te dale ndryshe ne tregun politike shqiptar.
Shikoj qe Kryetari i LIBRA-s z. Blushi, megjithese na ka bere propagande te gjate per moral, eshte i pari qe ka bere “sherr” me kete fjale dhe ka vite qe nuk e njeh.
Kur flas per moral, i referohem moralit politik dhe atij ne karakter qe bashkejeton me çdo individ, dhe qe e ben te dallueshem nga te tjeret.
Persa i perket atij politik, te gjithe e pame se si u pervodh me ca fjale bajate dhe boshe pas rezultatit te zgjedhjeve dhe nuk dha doreheqjen, doreheqje te cilen nga vete z. Blushi e kemi degjuar t`ja kerkonte paraardhesve te tij ne rastet e humbjes.
Dhe HUMBJA e LIBRA-s ishte vetem per faj dhe arrogances te z. Blushi, i cili ne shkelje te Statutit te organizates dhe per interesa te tij personale, beri listat e kandidateve per deputete duke shkelur hapur mbi kontributin e çdo anetari te thjeshte si dhe te shume e shume njerezve qe na ndoqen ne hapat e pare duke na besuar.
Te gjithe e pame qe zgjedhesit sado te manipulohen jane shume te zgjuar, dhe per kete e ndeshkuan me vote e z. Blushi duke e lene jashte parlamentit por, une sot kam vendosur te flas per situaten ne LIBRA Post Zgjedhje.
Ne muajin Korrik, nepermjet faqes libra.al njoftohemi se sipas vendimit te Berthames, eshte ngritur grupi i punes per ndryshimin e Statutit te LIBRA.
Ne lidhje me kete pike te ketij vendimi ne menyre instiktive i bera pyetje vetes:
Per çfare arsye ndryshohet Statuti kur z. Blushi nuk e pati problem dhe e shkeli ate gjashte here per gjashte muaj?
Pse duhet z. Blushi te vendosi emrin dhe firmen e tij kur ky eshte vendim Berthame?
Me e pakta qe duhet te bente z. Blushi ishte qe njoftimi te kishte disa tregues formal si, kuorumi i mbledhjes se Berthames kur Statuti e parshikon nje gje te tille dhe ky vendim ose te publikohej pa firme ose me firmat e anetareve pjesemarres ne mbledhje.
Nisur nga arrogance dhe mos njohja e Statutit qe e karakterizon z. Blushi, po i jap nje leksion falas:
Mbledhja e Berthames duhet te kete detyrimisht numrin e pjesemarresve;
Vendimit duhet te kene detyrimisht numrin e pjesemarresve qe kane votuar pro propozimit dhe kunder me argumentimin e tyre;
E citova kete fakt pasi vertetohet ajo qe une kam ngritur kohe me pare qe aty, ne LIBRA vendimet dhe shkeljet e ligjit e Statutit i ben vete z. Blushi, i cili si pasoje e arrogances dhe vetekenaqesise boshe, nuk njeh fjalen Keshillim Ligjor ose Konsulte Juridike.
Te gjithe argumentimet e mesiperme, kisha kohe qe i mendoja t`i beja publike por, thashe: “Boll leksione dhe mesime falas i kam dhene ketij individi qe nuk nxe as ne proçedure as ne zgjidhje themeli, qe nuk dinte as sesi mund te behej nje mbledhje dhe mbi te gjitha nuk u be kurre lider”.
Mbetur te argumenti i mesiperm, sot lexova te libra.al, se per mua (dhe per dy anetare te tjere) ne “mbledhjen e fundit” eshte vendosur ç`rregjistrimi nga LIBRA.
Duke qene se mu duk si Flete-Rrufe e hapur e periudhes para viteve 90-te (edhe ketu ai nuk hqe dore se kopjuari ata qe e krijuan dhe qe i “shante” deri dje), me erdhi edhe per te qare edhe per te qeshur.
Per te qare, pasi ndjeva nje keqardhje te skajshme per ata njerez te vegjel qe nuk dine as te lexojne objektin e padise qe une kam ngritur ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane (se per ta kuptuar as qe behet fjale) ku une kerkoj: “Pezullimin e e ushtrimit te te drejtave dhe detyrimeve qe burojne nga detyra e administratorit” dhe ne kete rast behet fjale per individet qe e ushtrojne ne kundershtim me ligjin.
Per te qeshur, sepse ishte nje njoftim bosh deri ne ekstrem (me gabime te theksuara drejteshkrimore te cilat i kuptoj pasi jane verbuar nga mllefi dhe nga paniku) dhe nuk jepte asnje sqarim te detyrueshem per tu dhene:
Kush e ka bere kete mbledhje dhe kur eshte bere?
Kush e ka mare vendimin dhe a e ka tagrin per ta mare nje vendim te tille?
A eshte respektuar Kuorumi ne nje vendimarrje te tille?
Meqenese une jam njeri qe toleroj dhe fal shume, po i jap dhe nje leksion te rradhes pa pagese z. Blushi:
Referuar Nenit 5 pika c e Statutit te LIBRA, vendimin per nje anetare qe humbet antaresimin (jo ç`rregjistrim por, nuk ke nga ta mesosh me ata qe te kane mbetur nga prapa teje) e merr Komisionit i Etikes, ne rast kur vertetohen “Shkeljet e percaktuara ne Kodin e Etikes, Statut apo Rregullore te Brendshme”.
E thene kjo, duhet te ishte provuar shkelja qe une (pasi per te dy bashkeudhetaret e mi e kane njoftuar vete largimin si anetare te LIBRA-s) kam bere si persa i perket Kodit te Etikes ashtu edhe Statutit.
Ne asnje moment une nuk kam bere kerkese per tu larguar dhe ne rifreskim te kujteses, letra e hapur e bere nga une ne muajin Korrik 2017 (pas nisjes se proçesit Gjyqesor), tregonte qartazi se une vazhdoja dhe vazhdoj te jem LIBRA (te pakten keshtu e quaj veten).
Nga ana tjeter, duke qene se (sipas argumentit te Blushit) LIBRA ishte nje shoqeri e perbashket ku sejcili jep kontributin e tij te gjitheanshem, vlen t`i kujtoj se kur largohet nje aksioner nga shoqeria e perbashket duhet te mare me vete gjithe kontribitin e tij me vehte?
A mundesh dot te me japesh mbrapsh gjithe ç`kam investuar per Ju z. Blushi ne LIBRA ne mjete monetare, ne natyre dhe jo vetem?
Ne aspektin moral individual, sinqerisht e kam shume te veshtire te flas per z. Blushi, sepse fjala moral dhe z. Blushi shkojne si dy paralele.
Ky njeri nuk ka moral pasi jemi te gjithe deshmitare se si i hodhi poshte dhe i tradhetoi te gjithe bashkepunetoret e Levizjes se Mendimit Ndryshe ne PS.
Ky njeri nuk ka moral pasi na hodhi poshte dhe na tradhetoi te gjithe ne, bashkepunetoret qe ndoqem qe ne diten e pare dhe kontribuam me shume se ai kur ai iku nga PS se “Atje u shkel Statuti”.
Ky njeri nuk ka moral pasi se fundmi, hodhi poshte dhe tradhetoi dhe personin e fundit dhe te vetem qe e ndoqi pas nga PS, siç eshte rasti i znj. Hafizi.
Ne lidhje me rastin e znj. Hafizi une do doja te ndaloja pak pasi, me ka lene nje ndjesi dhe shije shume te keqe. Personalisht kam qene kunder (dhe kete e kam te vertetuar) politikes qe ndiqte znj. Hafizi ne LIBRA por, qe nga momenti kur u njoha ne media me mailet e derguara nga z. Blushi kesaj te fundit nuk doja t`i besoja syve. Me kete rast e çmoj me vend se duhet ta them se jam totalisht kunder gjuhes prej rrugaçi dhe ganksteri (kundra te cileve e kemi pare disa here te beje teater ne parlament) te perdorur ne rreshta dhe midis tyre.
Nga sa kuptova (megjithese une ja kam bere me dije me qindra here Blushit opinion tim ne maile personale dhe ne grup) z. Blushi eshte nxehur pasi znj. Hafizi “paska tentuar” te behet BASHKEKRYETARE (te pakten sipas citimit ne media pasi ndryshimet statutore nuk i kam pare).
Pse u nxeh Blushi kaq shume kur ai vete e “zgjodhi” ate nenkryetare?
Pse u nxeh Blushi kaq shume znj. Hafizi merej me organizimin e LIBRA?
Pse u nxeh Blushi kaq shume kur edhe mailet e njoftimit per mbledhje (te pakten deri ne kohen qe isha anetare e Berthames) vinin me dy emra, “Beni” dhe “Moza”?
Blushin nuk e nxehu propozimi qe beri znj. Hafizi per ndryshimet statutore.
Ate e nxehu fakti se perveç humbjes se rroges se majme te deputetit, i iku dhe zyra qe e arredoi familjarisht (Selia e LIBRA) pasi, familjare te znj. Hafizi e pane se ishte e kote te investosh me kete “lider” qe nuk do behej kurre LIDER.
Blushin e nxehen te vertetat qe dolen dhe ato te tjerat qe do dalin heret a vone (te gjithe miqte e mi ne LIBRA kane kohe qe i kane lexuar ne mailet e mia).
Per t`i qendruar te njejtit argument, nese ne LIBRA kishte nje lloj ekuilibri, kjo i dedikohej znj. Hafizi e cila vihej ne pozite te veshtire deri aty kur ne mbledhje ku edhe miqte e tij i etiketonte “legena”.
Une dhe te gjithe ato qe kane dale kunder politikes se Blushit dhe jo vetem, kemi pare dhe kemi degjuar sjellje dhe ofendime te tilla, te cilat une personalisht ja kam kursyer publikut pasi, çdokush do ta merrte si nje beteje personale por, sot kur shoh hapat e çmenduar qe po hedh z. Blushi i bej pyetje vetes:
Mos ndoshta doli fjala e atij politikanit me pervoje qe dikur i tha ne parlament z. Blushi se: “Ti je 1 per te qene 2”.
Dhe koha e vertetoi me se miri kete. Qe nga menyra se si u soll me bashkepunetoret dhe mbeshtetesit dhe hapata pa vision qe pati. I vetmi perfitues ne kete rast ishte vete z. Blushi me listat e interesave te ngushta te tij.
Une nuk kam ndryshuar qendrim. Une jam ne te njejten llogore. Jam po e njejta sepse nuk njoh kompromise. Jam po e njejta si ne Gusht te 2016 kur te kerkova te pozicionoheshe ne lidhje me akuzat qe Tu bene ne lidhje me pazaret qe po beje me qeverine (dhe kete gje e keni pranuar ne Opinion) per tu bere pjese e Qeverise “Rama 2” (ne rast te terheqjes se LSI) dhe deri te doreheqja ime nga kandidatura per Berthame dhe per Deputete.
Kush ka njohur dhe ka punuar me z. Blushi, Rama (Kryeminister) do t`i duket engjell.
Kur shkruajta Letren e Hapur ne Korrik te 2017, i kerkova z. Blushi te jepte doreheqjen (ne fakt e gjithe Berthama duhet ta jepte pasi bashke e shkelen Statutin) dhe ta fuste LIBRA-n ne zgjedhje.
Atehere Ju z. Blushi i kishit vetem kepucet me balte te cilat, lehtesisht me uje te rrjedhshem pastrohen. Me hapat qe po mer, je i teri ne balte.
Te gjithe anetaret LIBRA qe mendojne ndryshe t’i perjashtosh, nuk mund te shpetojne nga Gropa Thithese (qe te mos i ve emer tjeter) qe po te terheq poshte nga dita ne dite.
Dhe a e di pse z. Blushi? Se Zvarraniku nuk behet dot SHQIPONJE.
Duke qene se une kam qene kunder politikes se Rames (Kryeminister) aq me pak te pelqej pikturat e Tij por, nisur nga fakti qe kam publikuar me kohe se z. Blushi e krijoi Rama (Kryeminister), sot me shume se kurre them se:
“Kjo eshte zhgarravina me e shemtuar qe ka bere z. Rama gjate gjithe jetes se Tij si Kryeminister dhe jo vetem”./Javanews/