Albspirit

Media/News/Publishing

I akuzoi për shpifje, deputeti i PD-së humb gjyqin ndaj portalit shqiptar

Gjykata e Tiranës ka “rrëzuar” sot në mesditë padinë e deputetit Ervin Salianji, ndaj agjencisë së lajmeve “CityNews.al”. Disa muaj më parë Ervin Salianji paditi në gjykatë këtë portal, duke pretenduar se shkrimet e publikuara në adresë të tij ishin shpifje, të cilat i kishin dëmtuar imazhin.
“CityNews” e përfaqësuar nga avokati Klaidi Tefik, ka ndjekur procesin gjyqësor dhe sot është paraqitur në gjykatë për t’u njohur me vendimin përfundimtar. “CityNews.al” në dhjetëra shkrime ka publikuar materiale politike dhe jo vetëm duke pretenduar se deputeti i Bashës, Ervin Salianji është një personazh politik i sponsorizuar nga lidhje të forta me të majtën dhe është akuzuar shpesh si një mashtrues politik publik. Gjykata e Tiranës sot shpalli vendimin duke e rrëzuar kërkesën e Salianjit, i cili pretendonte se ishte dëmtuar ndaj kërkonte 2 milionë lekë të reja dhe publikimin e vendimit të gjykatës në këtë agjenci lajmesh.

Please follow and like us: