Arrestohet i denoncuari nga Berisha 2 muaj më parë
Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi kërkoheshin për vepra të ndryshme penale në Itali. Njëri prej tyre është identifikuar si Lefter Lamaj, banues në Vlorë dhe i denoncuar më parë nga ana e ish-kryeministrit Berisha. Gruaja e tij sipas denoncuesit të Berishës kishte fituar një tender në shëndetësi.
DENONCIMI I BERISHËS MUAJ MË PARË:
Qytetari dixhital denoncon:
– Mafien, qe kontrollon te gjithe tenderat e pastrimit te spitaleve dhe rrobave!
– Baxhanakun e famozit Beqja qe merr 30%!
“i nderuar z Berisha , si cdo gje dhe pastrimin ne spitalin psikiatrik ne vlore e ka marr devis shpk kompani me pronesi te Kristina Lenka,gruaja pa celebrim por me femije e lefter lamajt. Ky eshte krytari nje grupi kriminal qe merret me droge vrasje. Vellai vet eshte ne burg i arrestuar me vendim te gjykates italiane, Lefteri ka letrat qe i kane ardh nga italia po ja zhduku ministria e drejtesise . Keta kane kap me presion e shantazhe gjithe tenderat e pastrimit dhe larjes se rrobave. Beqen e kane si ushtarin e tyre se per cdo pune i japin baxhanakut te Beqes 30%. I bejne presion per terheqje nga gara duke perdor kriminel gjithe kompanive por dhe drejtoreve te spitaleve.Kane nje organizim te mirefillte mafioz.”
I bej thirrje prokurorise se shtetit te hetoje me perparesi akuzat publike te qytetarit dixhital! sb
DETAJET NGA POLICIA:
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Arrestohen dy shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë bërë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasve :
-C. D, 50 vjeç, banues në Tiranë
I shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Trieste, Itali, me Vendim Nr. SIEP 154/2012, datë 17.05.2012, e kanë dënuar me 5 vjet e 2 muaj burg, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi Drogat, Kokainë”, “Pastrim Parash”, “Fallsifikim’’, “Armëmbajtje pa leje”, ku i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet, 3 muaj e 7 ditë burg.
-L. L, 49 vjeç, banues në Vlorë
I shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Autoritet Gjyqësore Italiane, kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Pjesmarrje në organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.