Bardh Spahia: Konkurset e spitaleve, një farsë, emërimet janë politike
Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar pas emërimit të 12 drejtuesve të rinj të spitaleve të vendit. Sipas tij emërimet janë politike të bëra nga eksponentë të Partisë Socialiste, apo njerëz të lidhur me pushtetin. Në postimin e tij, komenton emërimin e 9 drejtuesve të spitaleve, me në krye drejtorin e QSUT-së Enkelejd Joti.
“1. Premtimin e Edi Ramës se drejtuesit e rinj të spitaleve do të ishin profesionistë të zgjedhur me konkurs, e përgënjeshtron fakti se Enkelejdi Joti është rikonfirmuar në krye të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Ish Drejtori i Përgjithshëm i Top Channel njihet për vënien në shërbim të Edi Ramës të televizionit kombëtar.
2. Në Spitalin e Sanatoriumit është rikonfirmuar një emërim tjëtër i Edi Ramës, Perlat Kapisyzi, bashkëshort i zëvendësministres Mira Rakacolli, këshilltar i PS në minibashkinë 2 gjatë periudhës 2004-2008.
3. Në spitalin e Shkodrës është emëruar një përson tjetër politik, kandidati për deputet i PS në Shkodër, Vilson Masmalaj.
4. Në drejtim të spitalit të Beratit është emëruar, ish deputeti i PS, Eduard Bejko.
5. Në Spitalin e Durrësit është ëmruar me urdhër politik dhe jo me konkurs, kryetari i Këshillit Bashkiak, PS, Alban Ramohitaj.
6. Në spitalin e Dibrës është shpërblyër me vendim politik i akuzuari për blerje votash, eskponent i PS në Dibër, Spartak Koltraka.
7. Në Spitalin e Traumës është emëruar me, Arben Zenelaj, i njohur për lidhjet me PS.
8. Në Maternitetin e Tiranës është emëruar më urdhër politik një tjetër aktiviste e PS, Eliona Demaliaj.
9. Në spitalin e Tropojës është emëruar anëtari i kryesisë së PS Kukës, Ismet Nika”, – shkruan Spahia.