Albspirit

Media/News/Publishing

Bode: LSI, partia me më pak kredibilitet

Ish-ministri i Financave në qeverinë Berisha, Ridvan Bode, i ftuar në studion e televizionit ABCNews, teksa komentoi zhvillimet e fundit politike në vend, u ndal edhe tek bashkëpunimi PD-LSI në opozitë. Sipas Bodes, LSI-ja është një parti që ka pak kredibilitet, e kësisoj nuk mund të qëndrojë në vijën e frontit të opozitës. “LSI është një parti që ka më pak kredibilitet në frontin opozitar. Nuk i takon asaj të jetë në reshtin e parë të opozitës”, – u shpreh Bode. Sipas ish-ministrit se për cilësinë e opozitës në parlament, është PD ajo që duhet të bëjë vlerësime. “PD nuk kishte arsye që pas 4 vitesh në opozitë të dilte më dobët. Kemi rënie nga zgjedhjet në zgjedhje. Besimi nuk fitohet nga monologët në parlament, por te përballja me qytetarët. Cilësia e opozitës në parlament? I takon PD-së të bëjë vlerësime. Unë tani jam një vetëm komentues jo pa eksperiencë. Nuk jam kundër qarkullimit të elitave, por ajo që ndodhi ishte e tepruar. Duhet besueshmëri edhe te figurat që futen në debat”.

Please follow and like us: