I dashuri biznesmen mrekullon Adelina Tahirin
Pak kohë më parë këngëtarja Adelina Tahiri pohoi publikisht se prej disa kohësh është në një lidhje stabël me një biznesmen.
Ai e trajton këngëtaren si një princeshë, duke e mbuluar me dhuratat më të bukurat, të cilat do bënin që të ëndërronte çdo femër.
Mbrëmjen e djeshme ai i ka dhuruar një shportë të madhe me trëndafila të kuq, duke e befasuar këngëtaren.
“Faleminderit dashuria ime, të dua”, ka shkruar Adelina, teksa e ka publikuar fotografinë në Instagram.
Këngëtarja në një intervistë televizive, deklaroi se është mjaft e dashuruar, dhe se për momentin fokusi i saj është marrëdhënia, dhe jo karriera.
“Më trajton si princeshë. Është lidhje e gjatë dhe serioze, dhe jam shumë e dashuruar. Si asnjëherë tjetër. Unë e kam gjetur princin, për mua është mashkulli ideal. Për të jam e përkryer”, ka treguar Adelina.