Joschka Fischer: Revolucioni nga lart i Arabisë Saudite
Shtatë vjet pasi Pranvera Arabe shkaktoi një valë revoltash revolucionare në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, Arabia Saudite më në fund e merr veten, megjithëse në mënyrën e vet unike. Një brez i ri kërkon që Mbretëria tepër konservative të modernizohet dhe nuk po udhëhiqet nga revolucionarët në rrugë, por nga Mohammed bin Salman (MBS), princi 32-vjeçar i kurorës së vendit dhe trashëgimtari.
Përsa i përket popullsisë dhe gjeografisë, Arabia Saudite është një nga vendet më të mëdha arabe dhe pasuria e saj e madhe e naftës e ka bërë atë një partner strategjik të domosdoshëm për Perëndimin dhe sidomos për Shtetet e Bashkuara. Por, si një vend i gjendur midis mesjetës islame dhe modernizmit perëndimor, ai ka pasur gjithmonë kontradikta ekstreme. Infrastruktura tepër moderne dhe qendrat tregtare në stilin amerikan kanë ardhur në Mekë dhe Medinë, shtëpi e vendeve më të rëndësishme të shenjta të Islamit.
Por, edhe në ditët e sotme, Arabia Saudite është shtëpia e një shoqërie fisnore anti-perëndimore, e drejtuar nga një familje, Shtëpia e Saudit, si një monarki absolute që nga themelimi i vendit në vitin 1932. Kodet e saj morale dhe ligjore duken mesjetare për shumicën e të huajve . Dhe ajo i përmbahet versionit ekstremist reaksionar të Islamit i njohur si vehabizëm, një doktrinë selefiste që ndikon shumë nga grupet më radikale islamike të ditëve të sotme.
Për shkak të rënies afatgjatë të çmimeve të naftës dhe nevojës për të ofruar arsim dhe punësim për një popullsi të re që po rritet shpejt – e cila mund t’i drejtohet përndryshe ekstremizmit – Mbreti Salman dhe MBS, mesa duket, kanë arritur në përfundimin se vendi duhet të modernizohet. Për të shmangur një rënie të ngadaltë apo edhe një shpërbërje, ata po ndërmarrin masa për të hapur vendin, jo vetëm ekonomikisht, por edhe ne aspektin social dhe atë kulturor.
Më herët këtë muaj, MBS – i cili duket se ka studiuar konsolidimin e pushtetit të presidentit kinez Xi Jinping – urdhëroi atë që qeveria saudite e ka përshkruar si një spastrim anti-korrupsion. Dhjetëra princa të nivelit të lartë, ish-ministra dhe biznesmenë të pasur dhe të fuqishëm janë arrestuar dhe llogaritë e tyre janë ngrirë. Spastrimi erdhi jo shumë kohë pas një lajmërimi se gratë saudite s’do ta kenë më të ndaluar t’i japin makinës apo të marrin pse në evente sportive publike. Është e qartë se lidershipi i ri në Arabinë Saudite synon të orkestrojë një revolucion të vërtetë nga lart.
Por të mos harrojmë se sundimtari i fundit autokratik në Lindjen e Mesme që u përpoq të anashkalonte klerin islamik të vendit të tij dhe të kryente një revolucion nga lart-poshtë ishte Shahu i Persisë, Mohammad Reza Pahlavi. Ai dhe “Revolucioni i Bardhë” i tij u shkatërruan përfundimisht nga Revolucioni Islamik i Iranit në vitin 1979.
Mund të shpresojmë vetëm që revolucioni i MBS do të bëhet më i mirë. Nëse dështon, salafistët radikalë, të cilët do të vijnë në pushtet në Rijad do t’i bëjnë mullët iranianë të duken si liberalë. Nëse ai arrin të modernizojë bastionin kryesor të Islamit reaksionar, kjo do të jetë diçka që do ta bëjnë të gjithë vendet e tjera në botën islame.
Si pjesë e axhendës së tij, MBS ka nisur gjithashtu një politikë të re të jashtme agresive, sidomos ndaj Itanit. Modernizuesit rreth MBS e dinë se suksesi i revolucionit do të kërkojë thyerjen e fuqisë së vehabizmit duke e zëvendësuar atë me nacionalizmin saudit. Dhe për ta bërë këtë, ata kanë nevojë për një armik bindës. Shia Irani, me të cilin Mbretëria konkurron për hegjemoni rajonale, është ideali.
Këto konsiderata të brendshme ndihmojnë për të shpjeguar pse Arabia Saudite ka hedhur poshtë ndëshkimin dhe tensionet e përshkallëzuara me Iranin në muajt e fundit. Natyrisht, nga këndvështrimi i sauditëve, ata thjesht po marrin dorashkën që Irani hodhi poshtë duke ndërhyrë në Irak, Siri, Liban, Bahrein, Katar, Jemen dhe vende të tjera.
Deri më tani, beteja për hegjemoninë rajonale midis Arabisë Saudite dhe Iranit ka qenë e kufizuar në luftëra të ndërsjellta në Siri dhe Jemen, me pasoja katastrofike humanitare. Asnjëra palë, mesa duket, nuk dëshiron një konflikt të drejtpërdrejtë ushtarak. E megjithatë ky rezultat vështirë se mund të përjashtohet, duke pasur parasysh zhvillimet e fundit. Në Lindjen e Mesme, një luftë e ftohtë mund të nxehet shumë shpejt.
Gjatë një periudhe afatgjatë, rivaliteti saudit-iranian do ta formësojë Lindjen e Mesme në të njëjtën mënyrë siç bëri dikur konflikti izraelito-palestinez. Për shembull, kini parasysh një episod që ndodhi vetëm disa orë para se MBS të fillonte spastrimin e tij kundër korrupsionit. Kryeministri libanez Saad Hariri, gjatë vizitës në Arabinë Saudite, njoftoi dorëheqjen e tij nga detyra. Sipas Haririt, grupi militant ushtarak pro Shias dhe partia politike Hezbollah, me të cilën qeveria e tij ndante pushtetin, e kishte bërë të të pamundur qeverisjen e Libanit dhe mund të kishte komplotuar vrasjen e tij.
Por Hariri, babai i të cilit, ish-kryeministri libanez Rafic Hariri, u vra në vitin 2005, ngriti më shumë pyetje sesa përgjigje. Pse po largohej tani nga posti? Mos po vepronte ai gjë nën presionin saudit dhe nëse ishte kështu, në çfarë mase?
Menjëherë pas lajmërimit të Haririt, Arabia Saudite kapi një raketë që rebelët Houthi në Jemen kishin qëlluar drejt Riadit. Sipas Arabisë Saudite, për shkak se Houthët mbështeten nga Irani, sulmi i tyre me raketë ishte i barabartë me një “akt lufte” iranian.
Gjithë këto zhvillime të pazakonta në një hapësirë kaq të shkurtër kohore mund të jenë një rastësi. Tani çështja është nëse lufta civile do të rikthehet në Liban dhe nëse Arabia Saudite do të përpiqet të përfshijë Izraelin dhe SHBA-në në një përballje me Hezbollahun për të reaguar përsëri kundër Iranit.
Për momentin, sauditëve u mungon fuqia për ta bërë këtë vetë. Gjatë viteve të fundit, Arabia Saudite ka pësuar humbje të mëdha në luftën rajonale për hegjemoni. Pakica suni është rrëzuar nga pushteti në Irak dhe regjimi i mbështetur nga Irani i Bashar al-Assad ka arritur të mbajë pushtetin në Siri. MBS mund të kërkojë mënyra për t’i kompensuar këto disfata, në Liban apo në vende të tjera.
Revolucioni i Arabisë Saudite nga lart është një përpjekje e rrezikshme që vëzhguesit neutralë duhet ta shohin me ambivalencë. Edhe pse nuk mund të lejohet të dështojë, duke pasur parasysh atë që do të sillte kjo, suksesi i tij ka gjasa të shoqërohet me një rritje dramatike të tensioneve rajonale dhe mundësisë së luftës./Project Syndicate/