Albspirit

Media/News/Publishing

Kongresi i 19-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës: Epokë e re, Udhëtim i ri, Kapitull i ri

Jiang Yu

Para pak kohësh, Kongresi i 19-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës (PKK) u zhvillua me sukses në Pekin. Ky kongres ka tërhequr vëmendjen e gjerë të vendeve të ndryshme në botë, përfshirë këtu Shqipërinë. Po pse ky kongres të gjithëve t’u ndijnë sytë? Si partia më e madhe qererisëse në botë, ku do t’a drejtojë PKK Kinën, ekonominë e dytë më të madhe të botës? Ç’ndikimesh do t’i sjellë botës ky kongres? Unë dëshiroj që përmes këtij artikulli të ndaj me miqtë tanë shqiptarë, njohjen dhe kuptimin tim mbi Kongresin e 19-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës.

Për sa i përket pyetjes së parë, siç dihet nga të gjithë, Partia Komuniste e Kinës është partia më e madhe në botë me një histori prej 96 vitesh dhe 89 milionë anëtarësh. Me udhëheqjen e PKK-së, populli kinez ka marrë vazhdimisht rezultate mbreslënëse në zhvillim, duke realizuar një kërcim të madh, nga ngritja deri në pasurim, deri në fuqizimin, dhe gjatë këtij procesi, çdo veprim i Kinës ka tërhequr vëmendje të vazhdueshme të botës. Kongresi Kombëtar i PKK-së që mbahet një herë në çdo 5 vjet bëhet dritarja përmes të cilës komuniteti ndërkombëtar njihet me politikat dhe rrugën e së ardhmes të Kinës. Ky kongres ka një domethënie shumë të rëndësishme, pasi ai u mbajt në një periudhë kyçe për realizmin e gjithanshëm të një shoqërie relativisht të begatë, periudhën ku socializmi me karakteristika kineze ka hyrë në një epokë të re. Komuniteti ndërkombëtar dëshiron që përmes këtij kongresi, të njohë urtësinë, projektimin dhe provojën e Kinës për të kapur mundësitë e reja që ofron zhvillimi i Kinës.

Në Kongresin e 19-të, u zgjodh lidershipi i ri qendror kolektiv me Xi Jinping ne krye, u fut në Statutin e PKK-së Mendimi i Xi Jinping-ut për Socializmin me Karakteristika Kineze për Epokën e Re, u bënë gjykime të rëndësishme që socializmi me karakteristika kineze ka hyrë në një epokë të re dhe kontradikta kryesore e shoqërisë kineze është shndërruar në kontradikta mes nevojës gjithnjë në rritje të popullit për një jetë më të mirë dhe zhvillimit të paekuilibruar e të pamjaftueshëm, u qartësuan politikat dhe u bënë planifikime strategjike mbi një sërë çështjesh të rëndësishme teorike dhe praktike të këmbënguljes dhe zhvillimit të Socializmit me Karakteristika Kineze në epokën e re.

Ky kongres është deklarata politike dhe udhëzuesi veprimtar i PKK-së për të hyrë në epokën e re, për të filluar një udhëtim të ri, dhe për të shkruar një kapitull të ri. Zhvillimi i pandërprerë i rrugës, teorisë, sistemit dhe kulturës së socializmit me karakteristika kineze, jo vetëm ka nxjerrë në pah rrugën e përshtatshme për modernizimin e vetë Kinës, por edhe ka zgjeruar rrugën e modernizimit për vendet në zhvillim, u ka dhënë një alternativë të re vendeve dhe kombeve që dëshirojnë përshpejtimin e zhvillimit duke mbajtur pavarësinë e sovranitetin e vet, është një kontribut me urtësinë orientale për përparimin e qytetërimit politik të njerëzimit.

Për pyetjen e dytë. Pas Reformës dhe Hapjes, Partia Komuniste e Kinës paraqiti planifikimin strategjik me ‘3 hapat’, të cilat janë: zgjidhja e problemeve të ushqimit dhe veshjes së popullit, arritja e përgjithshme e jetesës së popullit në një nivel relativisht të begatë, dhe realizimi i përgjithshëm i modernizimit. Mbi këtë planifikim si bazë, PKK-ja ka paraqitur qëllimet e ‘dy 100-viteve’, të cilat janë realizimi i gjithanshëm i një shoqërie relativisht të begatë në 100-vjetorin e themelimit të PKK-së (viti 2021), dhe ndërtimi i shtetit të modernizuar socialist, të begatë e të fuqishëm, demokratik, të qytetëruar dhe harmonik, në 100-vjetorin e themelimit të R.P. të Kinës (në mesin e shekullit).

Në 5 vitet e fundit, PKK-ja, duke i qëndruar idesë së zhvillimit me popullin si qendër, ka zgjidhur shumë probleme të lëna pezull për një kohë të gjatë, ka kryer shumë punë që gjithmonë ka patur dëshirë të kryente, dhe si rezultat ka marrë vlerësimin e lartë dhe mbështetjen e të gjithë popullit. Shpejtësia mesatare e rritjes vjetore ekonomike të Kinës ka kaluar 7%, prodhimi i brendshëm bruto gjendet qëndrueshëm në vendin e 2-të në botë, duke i kontribuar më shumë se 30% rritjes ekonomike të botës. Kina është bërë guri themeli dhe spiranca stabilizuese i ekonomisë së botës. Megjithëse zhvillimi i Kinës akoma ballafaqohet me sfida, ne kemi plotë besim në të ardhmen e saj.

Kongresi i 19-të ka planifikuar strategjitë më konkrete dhe më shkencore për të ardhmen e Kinës. Ai ka përshkruar kalendarin dhe hartën e rrugëtimit të zhvillimit të Kinës në statusin e ri historik, të cilat janë: mbi bazën e realizimit të gjithanshëm të një shoqërie relativisht të begatë, me përpjekjet përgjatë 15-vitesh që nga 2020 deri në 2035, të realizohet përgjithësisht modernizimi socialist si faza e parë, dhe me përpjekjet nga 2035 deri në mesin e shekullit, të realizohet shteti i modernizuar socialist, i begatë dhe i fuqishëm, demokratik, i qytetëruar, harmonik dhe i bukur si faza e dytë. Kjo skemë strategjike është vendimi i rëndësishëm i marrë nga PKK-ja, pas analizave të gjithanshme mbi situatën e brendshme dhe të jashtme, si dhe kushtet zhvillimore të Kinës, ajo ka një domethënie të rëndësishme për realizimin e ‘ëndrrës kineze’ të rilindjes së madhe të Kombit kinez.

Please follow and like us: