Albspirit

Media/News/Publishing

Nipi i Zogut, përgjigje për Alfred Pezën, a ka pasur flirt të komunistit në pallatin mbretëror

Nipi i Mbretit Zog, Skënder Zogu ka reguar ashpër ndaj një deklarate të Alfred Pezës, gjatë komenteve për librin e tij ‘Sarah’ në lidhje me me mundësinë e një flirti të Enver Hoxhës me mbretëreshën Geraldinë.

Sipas Skënder Zogut, ato që thotë Peza janë mitomani dhe se një njeri si Enver Hoxha, nuk kishte asnjë gjasë t’i qasej familjes mbretërore.

“Libri krejt përralla dhe me shumë iluzione. Turp për një shkrimtar që ofendon figurën e naltë të Mbretneshës Geraldinë dhe e ul veten tue i dhanë një ‘rëndësi’ figurës s’Enverit. Nuk ka asnjë të vërtetë. Enveri nuk e ka pa me sy mbretneshën. Aj ishte një njeri pa kulturë dhe pa karakter. Nuk ka pasur lidhje aspak me familjen mbretnore…”. Zogu i tërheq vë- mendjen shkrimtarit, edhe për ca përkime vitesh. “Njoftim për autorin: a e dini ju se Enveri kur u kthye nga Parisi në Tiranë, në 1936, ishte 28-vjeçar, pa një diplomë kualifikimi? Më shpjegoni si n’atë moshë ai do të kishte mundësi me hy në Pallatin Mbretnor… Mitomania!!!”, shton ai.

Please follow and like us: