Albspirit

Media/News/Publishing

Spaho: Shqipëria e kapur nga droga, krimi i organizuar dhe blerja e votës

Deputeti i PD-së Edmond Spaho ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Parlamenti Europian me temë “Perspektiva rajonale e procesit të integrimit europian për vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Ai  ka deklaruar se Shqipëria është e kapur nga droga, krimi i organizuar dhe blerja e votës.

“Atje theksova nevojën e luftës ndaj kanabizimit të vendit, krimit të organizuar e lidhjet e tij me maxhorancën aktuale në Shqipëri si dhe nevojën për zgjedhje të lira e të ndershme pa votë të blerë e të trafikuar si parakushte për rrugëtim të sigurt në Bashkimin Europian dhe ku Parlamenti Europian mund të bëjë shumë”, ka deklaruar Spaho.

Deputeti demokrat ka theksuar gjithashtu nevojën që Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave pasi jo vetëm janë plotësuar kushtet por një popull nuk mund të lihet si ishull i izoluar pa të drejtë për të lëvizur i lirë në BE.

Please follow and like us: