Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulohet dokumenti/ Deputeti i Bashës ishte enverist

Pak më parë CityNews ka publikuar një dokument ekskluziv që vërteton se nga parti e ish antikomunistëve Partia Demokratike, nën kryesimin e Lulzim Bashës, është kthyer në një parti enveristësh. Dokumenti bën fjalë për deputetin fierak të “Republikës së Re”, Luan Baci. Përveçse deputet i dalë nga lista Basha, Baci madje është zgjedhur dhe kryetar i degës të Partisë Demokratike në Fier. “Qesharake dhe ironike. Lulzim Basha kërkon të rrëzojë Edi Ramën me vartësat e Koco Kokëdhimës! Në fakt rezultati i zgjedhjeve të vitit 2015 thotë se PD ka marë vetëm 17% në Bashkinë e Fierit si forcë politike…”, citonte CityNews, duke rreshtuar faktet që, në vitet kur luftohej për rrëzimin e diktaturës komuniste, deputeti i Bashës militonte në rradhët e enve

ristëve.

Nga investigimet e CityNews rezultonte  se PD në Fier drejtohet nga një njeri që ne vitin kur shembej diktatura ishte student i Shkollës së Partisë “V. I. Lenin”. Por, gjatë kohës kur përgatitej si besnik dhe instruktor i partisë së Enver Hoxhës, Baci ishte komandant aksioni në Lukove, në grupin 1 A.

Më tej personi në dokument i quajtur Luan Baci, ka shërbyer si instruktor i Komitetit të  Rinise në Fier, ku kryetar ishte Koco Kokëdhima, raportonte CityNews, duke mbështetur me fakte pse PD-ja e Lulzim Bashës nuk ka asgjë të përbashkët me atë të kohës, kur Baci militonte në falangat enveriste, që synonin zgjatjen e jetës së komunizmit .

Sot po e risjellim sërish dokumentin, përmbajtjen e të cilit kur e kemi zbuluar nuk e kemi besuar, për të theksuar  se përsa kohë brenda rradhëve të PD-së së Bashës do të ketë produkte të  kallëpit të Luan Bacit, apo përfaqësues  sorosianësh të fshehur,  kurrë nuk kanë për të siguruar vota unike parlamentare për të ndalur zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit. Apo iniciativa të tjera të mazhorancës Rama. /CityNews

 

Please follow and like us: