Donald Lu: 100 vjet më parë ngritëm strehën vorfnore, sot ju ndihmojmë në ngritjen e sistemit të drejtësisë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, mori pjesë sot në aktivitetin “Java e fëmijëve jetimë”, kushtuar 100- vjetorit të krijimit të Strehës së parë vorfnore në Shqipëri.
Në fjalën e rastit ai iu referua ekspozitës së hapur në Shtëpinë e Fëmijës dhe tha se “Ju mund të shikoni fytyrat e këtyre fëmijëve që janë të mahnitshme, disa sjellë nga Biblioteka e Kongresit Amerikan. Jam krenar që kjo punë është bërë nga misionaret amerikane dhe Kryqi i kuq Amerikan. 100 vjet më parë amerikanët erdhën këtu për ngritjen e strehës së parë vorfnore”.
Në këtë linjë shtoi se sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndihmojnë për forcimin e Forcave të Armatosura, luftën kundër krimit të organizuar dhe ngritjen e institucioneve të reformës në drejtësi që janë bërë më të forta nga reforma në drejtësi.
Prej shumë kohësh ambasadori Lu apelon për rindërtimin dhe pastimin e sistemit të drejtësisë.
Së fundmi ai ka paralajmëruar edhe kapjen e “peshqve” të mëdhenj, në muajin janar.