Dosja e Kosovës, si doli Dako në përgjimet e trafikantëve?
Me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon nuk do të merrej asnjë prokuror dhe asnjë hetues, nëse ai nuk do të kapej duke biseduar me të fortët e qytetit. Është tashmë i konfirmuar fakti se zëri i Dakos doli në mënyrë rastësore. Burime të besueshme thanë se hetimet e dosjes ku del Dako, nisën vite më parë për një grup kriminal që trafikonte drogë. Dyshimet ishin se trafikantët nga Kosova ishin të lidhur me ato të Shqipërisë dhe më konkretisht droga çohej deri në Durrës dhe kishte si destinacion përfundimtar vendet e BE. Përgjimet në Durrës kanë nisur këtë vit, por hetimet fillestare nga prokuroria e Kosovës kanë filluar shumë kohë më parë.
Përgjimet u shtrinë edhe në Durrës, por prokurori nga Kosova nuk e kishte menduar se do të dëgjonte bisedat e kryebashkakut kr negocionte me kriminelët për ditën e zgjedhjeve.
Emri i Vangjush Dakos e komplikoi çështjen. Burimi tha për mediat se e vetmja zgjidhje ishte që dosja t’i kalonte EULEX-it dhe Prokurorisë Speciale. Prokurori fillimisht nuk pranoi, sepse kishte punuar gjatë mbi atë çështje dhe me përfshirjen e EULEX dhe të Prokurorisë Speciale, ai dilte jashtë loje”.
Por shmangia e EULEX, ishte e pamundur tani që Dako dilte në përgjime. “I njëjti prokuror vazhdon të mbajë të njëjtën çështje edhe sot, por në bashkëpunim me ekspertët e huaj” .
Please follow and like us: