Albspirit

Media/News/Publishing

Një kriminel më pak, Haga dënon me burgim të përjetshëm Mlladiç, kush e ka radhën?

“Kasapi i Ballkanit”, Ratko Mlladiç u denua në Tribunalin e Hagës me burg të përjetshëm. Gjykatësit konstatuan se ish-komandanti i forcave serbe është përgjegjës për veprat më të rënda gjatë luftës në Bosnje-Hercegovinë.

Mlladiç është fajtor për gjenocid në Srebrenicë dhe për krime të tjera që janë bërë në Bosnje-Hercegovinë. Trupi gjykues në Tribunalin e Hagës, në procesin e fundit që po zhvillohet atje, ishte i bindur me argumentet e prokurorisë dhe vendosi që ish-komantandi i forcave serbe në Bosnje – Hercegovinë të mbetet në burg të përjetshëm. Udhëheqësi i trupit gjykues, Alfons Ori, kontatoi se në Srebrenicë është kryer gjenocid kundër boshnjakëve të atjeshëm. Qëllimi i të akuzuarit ishte ndarja e burrave nga femrat dhe ekzekutimi i tyre, deportimi i popullatës tjetër dhe spastrimi nga myslimanët.

Please follow and like us: