Albspirit

Media/News/Publishing

Dritan Demiraj shpërthen në akuza ndaj Mimi Kodhelit

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, i ftuar në studion e emisionit “Top Story”, ka shpërthyer në akuza ndaj ish-ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe Jeronim Baze, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Teksa foli për dezertimin e 4 komandove nga stërvitja në Britani të Madhe, për çka Demiraj dha se është një akt i rëndë turpi, ai fajësoi për këtë ngjarje ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA. Ai u shpreh se në 27 vjet demokraci Forcat e Armatosura u lanë jashtë dore nga politika, por nga Mimi Kodheli dhe Jeronim Baze janë bërë disa akte të papranueshme. Demiraj tha se Kodheli dhe Baze kanë nëpërkëmbur dinjitetin e ushtarakëve, ndësa akuzoi në mënyrë të drejtpërdrejtë Jeronim Bazen se ai dhe Kodheli, kanë hequr njerëzit më të aftë dhe me më shumë dinjitet dhe me më shumë eksperiencë nga puna. Sipas tij kjo është një nga nëpërkëmbjet më të këqija që i është bërë ushtarakëve.

Please follow and like us: