Albspirit

Media/News/Publishing

Facebook do ekspozojë faqet ruse me lajme të rreme

Facebook planifikon t’iu mundësojë njerëzve të shohin nëse kanë “pëlqyer” faqe që janë krijuar nga “aktorë të huaj” për të përhapur propagandë gjatë zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Rrjeti social ka thënë më herët se 126 milionë amerikanë mund të kenë parë përmbajtje të shkarkuar nga agjentë me bazë në Rusi, gjatë dy vjetëve të fundit. Facebook tani është duke krijuar mundësi që njerëzit të shohin nëse i kanë pëlqyer faqet, tani të fshira, por të krijuara nga Agjencia e Kërkimeve në Internet, me seli në Rusi. Kjo mundësi do të bëhet e mundur nga muaji dhjetor. Agjencia e Kërkimeve në Internet qëndron prapa qindra llogarive në Facebook, Instagram dhe Twitter dhe ka postuar mijëra mesazhe me përmbajtje politike. “Është e rëndësishme që njerëzit të dinë se si aktorë të huaj kanë bërë përpjekje të mbjellin përçarje dhe mosbesim duke përdorur Facebook-un para dhe pas zgjedhjeve në SHBA, më 2016”, ka thënë përmes një deklarate ekipi i Facebook.

Please follow and like us: