Akademiku Fuga denoncon ato që sheh në ëndrra
Akdemiku i njohur Artan Fuga ka reaguar sërish në lidhje me situatën në Akademinë e Shkencave. Ai ka publikuar fjalën e tij të plotë në mbledhjen e grupit të akademikëve me kryeministrin Rama, ku ka bërë të ditur se ndodhet parpara një fushate fyerjesh dhe presionesh.
“Për të shmangur raportimet e cunguara për atë që deklarova në mbledhjen e një grupi akademikësh me kryeministrin Edi Rama, duke njohur opinionin publik, si edhe duke njoftuar se ndodhem përpara një fushate presionesh, fyerjesh të vazhdueshme madje edhe intimidimi fizik dhe verbal nga persona brenda akademisë të shkencave që duan të më mbyllin gojën, brenda dhe jashtë vendit, ndjej për detyrë të paraqes fjalën time në atë mbledhje”, shkruan Fuga.
Artan Fuga thotë se Akademia duhet të shndërrohet në të shkencave, teknologjisë dhe inovacionit dhe duhet të përfaqësojë agjencinë që kujdeset për strategjitë e shtimit të potencialit intelektual të vendit dhe për pasurimin e traditës shkencore pozitive.
Për të bërë një reformë të vërtetë dhe të plotë të Akademisë të Shkencave, Fuga ka propozuar 7 pika, por se çfarë lidhje ka ai me akademinë nuk thotë asnjë fjalë.
Post Scriptum: Ju vëmë në dijeni se drejtori i informacionit të kryeministrit, Endri Fuga është nipi i akademikut të kërcënuar Artan Fuga.