Albspirit

Media/News/Publishing

Rama: Do rrisim pagat dhe ndihmën ekonomike

Kryeministri Edi Rama edhe këtë mëngjes të enjte ka përshëndetur shqiptarët përmes një video ku u uron ditë të mbarë. Ndryshe nga herët e tjera kur promovon vende të bukura të Shqipërisë, Rama ka zgjedhur ta nisë ditën e sotme me lajmin e mirë për mbështetjen që i jepet shëndetësisë përmes buxhetit të vitit të ardhshëm. “Mirëmëngjesi dhe me këtë video informuese për mbështetjen e rritur me Buxhetin 2018 për Shëndetësinë që duam dhe kujdesin social për qytetarët më në nevojë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.  Postimin e tij në rrjetin social Facebook, Rama e ka shoqëruar me një video përmes së cilës theksohet rritje page 5% për mjekët dhe infermierët si dhe dyfishim i bonusit. Ndërkohë mbështetje premton Rama përmes buxhetit edhe për ndihmën ekonomike. Nga video duket e shënuar se qeveria do te rrisë 2-3 herë pagesat për ndihmën ekonomike.

  

 

Please follow and like us: