Basha: Kemi dijeni për një skandal të madh, do të publikojmë fakte të tjera
“Një shashkë e bazuar në mashtrime që s’mund të largojë vëmendjen nga skandalet e jashtëzakonshme të kësaj qeverie as nga një skandal i madh që është vënë në dijeni të opozitës nga burime të partnerëve dhe po studiohet nga ekspertët tanë të sigurisë dhe të ligjeve. Këto fakte dhe të tjera të sjella në vëmendjen e opozitës do ti bëhen të njohura publikut”.
Kështu e nisi fjalën e tij para gazetarëve Lulzim Basha pasi doli nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Duke folur për akuzat e mazhorancës për paratë e përdorur nga PD për lobim, Basha tha se janë shashka për të larguar vëmendjen nga skandalet. Ndërkohë kryedemokrati është shprehur se ka fakte të reja të cilat do të sillen në vëmendjen e publikut në ditët në vazhdim. Sipas Bashës, këto informacione janë vënë në dijeni të opozitës nga burime të partnerëve dhe po studiohen nga ekspertët e sigurisë dhe ligjeve në PD.