Basha: Xhafaj dekonspiroi aksionin e arrestimit të ish shefave të kanabisit!
Sipas Lulzim Bashës, aksioni për arrestimin e tre ish shefave të policisë u dekonspirua nga vetë Fatmir Xhafaj. Sipas Bashës, Xhafaj është gati të bëjë gjithçka për të mbrojtur vëllain nga arrestimi dhe ekstradimi, pasi Agron Xhafaj është në kërkim ndërkombëtar për trafik heroine.
“Dekonspirimi u bë nga Fatmir Xhafaj me urdhër të Edi Ramës. Nuk mund të arrestoheshin Drejtori i Policisë së Vlorës, që për katër vite mbrojti vëllain e Fatmir Xhafajt, që është i dënuar dhe në kërkim për trafik droge dhe bridhte dhe bredh i lirë në Vlorë.
Si mund të ekzekutojë një urdhër-arresti, kur ka 4 vjet që nuk ekzekutohet urdhëri i arrestimit për të vëllain?” tha Basha duke akuzuar direkt Fatmir Xhafajn të përfshirë në mbrojtjen e ish shefave të policisë.
Basha kërkoi largimin e Edi Ramës, arrestimin e Saimir Tahirit dhe një veting të mirëfilltë në forcat e policisë si nisjen e një procesi pastrimi të politikës nga krimi.