Albspirit

Media/News/Publishing

Dako: Opozita kërkon të baltosë punën tonë

Kryetari socialist i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka reaguar zyrtarisht pas akuzave dhe denoncimeve se emri i tij rezulton në përgjimet e EULEX-it. Në një reagim të tij, sot gjatë aksionit për pastrimin, te Ura e Dajlanit, Dako ka mohuar se emri i tij është i përfshirë në përgjime nga EULEX. “Nuk ka asnjë gjë të vërtetë nga çfarë thuhet për mua. Opozita kërkon të baltosë punën tonë dhe do të pengojë objektivat tona. Unë e kam thënë edhe në reagimin tim në rrjetet sociale, se nuk me trembin këto thashetheme”­-ka thënë Dako. Gjithashtu ai ka theksuar me tej, se është i vendosur të bëjë punën për të cilën e kanë votuar qytetaret. “Dua t’u shërbej me devotshmeri atyre që kanë besuar tek unë”­-u shpreh Dako.

Please follow and like us: