Albspirit

Media/News/Publishing

Klodiana Lala: Një politikan i fuqishëm, ndërhyri për lirimin e Sotës

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, lëshoi një deklaratë të fortë, në emisionin “Të Paekspozuarit”. Ajo tha, se një person që shoqëronte Orest Sotën, ka telefonuar një politikan të  nivelit të lartë, që të ndërhynte në momentin e arrestimit të tij në Elbasan.

Një personazh i afërt me Sotën ka telefonuar një politikan që ka kërkuar ndërhyrje që të lihet i lirë Orest Sota. Ky është burim i fundit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.” – u shpreh Lala.

Please follow and like us: