Ndreu, apel policëve që të dorëzohen
Deputeti i PS, Pjerin Ndreu ka reaguar në Facebook në lidhje me tre ish-drejtuesit e policisë së Vlorës të cilët janë në kërkim. Ndreu shkruan se “Shmangia nga ekzekutimi i arresteve është e papranueshme për një ish-zyrtar të rangut të lartë”. “Të paraqiten para drejtësisë e të japin dëshmi për akuzat”, shkruan Ndreu në Facebook.
Statusi në facebook i Pjerin Ndreut
Ish zyrtaret e policise ndaj te cileve ka urdher arresti duhet te dorezohen nje ore e me pare ! Shmangja nga ekzekutimi i arresteve eshte e papranueshme per nje ish zyrtar te rangut te larte ! Te paraqiten para drejtesie e te japin deshmi per akuzat, perndryshe pozita e tyre kopromentohet dhe le hije dyshimi te forta per implikimin e tyre ne rrjete kriminale !