Patozi: Arratia flet më shumë se çdo arrestim, skandal mos zbatimi i urdhërit të Prokurorisë
Janë tre ish-drejtues të lartë policie, të cilët prej ditësh po i fshihen drejtësisë, pasi prokuroria u preu fletëarrestet për lidhje me krimin e organizuar.
Kam frikë se po të kishin qenë trafikantë droge në vend të tyre, të paktën njeri do të ishte dorëzuar vetë, për të mos e komplikuar më shumë pozitën e vet juridike.
Në këtë kuptim, nuk ka më asnjë dilemë publike se çfarë është tamam shteti dhe “policia që duam” e Edi Ramës.
Ndaj nuk e po e marr vesh fare se pse po konsiderohet skandal më i madh fakti që urdhëri i prokurorisë nuk po zbatohet, se sa që ish-sherifët e ligjit të “Rilindjes” kanë çarë ferrën dhe janë zhdukur në drejtim të paditur. Politikisht, ata kanë kryer punë, madje e kanë bërë me shumë devocion këtë gjë. Sepse i bie që të kenë marrë mbi shpinë edhe më shumë se veprat për të cilat i akuzon zyrtarisht prokuroria.