Albspirit

Media/News/Publishing

Romeo dhe Zhuljeta nga Kallmi i Fierit

Policia e Fierit ka marrë në pyetje 22-vjeçarin nga fshati Kallm, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare. Minorenia ishte larguar dhe pas denoncimit nga prindërit, policia e ka gjetur vajzën me 22 vjeçarin. Sipas mediave, gjatë dëshmisë në Polici, ata kanë pohuar se janë të lidhur prej kohësh. “Kam lidhje serioze me Oltin”, ka thënë e mitura, e cila disa herë ishte larguar nga shtëpia. Por vetëm këtë herë prindërit pasi kanë konstatuar largimin kanë lajmëruar policinë për vajzën. Edhe i riu ka pohuar se janë të lidhur prej kohësh. “Jemi të dashuruar, nuk e kam marrë me zor”, ka thënë Oltjon Buzi.

Please follow and like us: