Shtetet e Vishegradit, mbështetje Shqipërisë drejt BE
Çekia së bashku me vendet e Vishegradit (V4) do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor në rrugëtimin e tyre në BE. Ministri i Punëve të jashtme, Ditmir Bushati ka pritur në një takim të veçantë Ambasadorët e Çekisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, të Sllovenisë dhe Kroacisë, të cilët mbajtën Konferencën e parë Rajonale në Tiranë. “Përtej bashkëpunimit dypalësh, i cili ka njohur rritje gjatë viteve të fundit, diskutuam rreth rëndësisë së bashkëpunimit rajonal dhe të ardhmes së Ballkanit Perëndimor”, thekson Bushati në një postim në Facebook.