Albspirit

Media/News/Publishing

Bashkëshorti i deputetes Gjebrea fshehu dënimin e 8 muaj e 15 ditë për mashtrim

Një tjetër skandal vë në qendër të vëmendjes Elona Gjebrean, ish-zv.ministrja e Brendshme dhe kryesuesja e listës së deputetëve socialistë për Tiranën. Emri i saj u vu në fokus pasi u zbulua se ajo është pyetur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për çështjen “Tahiri”. Gjebrea ka dhënë shpjegime për një udhëtim në Greqi me ish-shefin e saj Saimir Tahiri me të cilin është kthyer një javë më pas me makinën Audi që përdorej nga Habilajt.

E pyetur për këtë çështje ajo iu hakërrye gazetarëve duke i akuzuar se “po bëjnë lojën e kazanit” pa dhënë përgjigje për çështjen. Por portali opinion.al ka zbuluar një tjetër fakt të rëndë për zonjën Gjebrea. Bëhet fjalë për bashkëshortin e saj, Arian Hoxha, i cili dyshohet të ketë fshehur një dënim për falsifikim dokumentash gjatë kohës që punonte në ministrinë e Energjitikës si këshilltar i ministrit. Sipas dokumenteve të publikuara nga opinion.al ai ka qenë i dënuar me 8 muaj e 15 ditë burg për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Ky dënim nuk figuron në formularin e tij të vetëdeklarimit.


Sipas të njëjtave burime dosja e tij i është përcjellë më tej Prokurorisë së Tiranës. 2 vitet e fundit, bashkëshorti i deputetes Gjebrea punon për një projekt shumëmilionësh të Bankës Botërore me OSSHE./Lapsi/

Please follow and like us: