Albspirit

Media/News/Publishing

Blerim Xhemaili ndahet nga bashkëshortja, Erjona Sulejmani

Blerim Xhemaili duke se i ka dhënë fund martesës me Erjona Sulejmanin, të martuar që prej verës së vitit 2015. Lajmi është publikuar nga mediat zvicerane dhe ato italiane. Sipas “Blick”, Erjona i përket së kaluarës tashmë për Xhemailin. “Blick” shkruan se avokatja italiane e Xhemailit, Daniela Missaglia, ka njoftuar se klienti i saj ka nisur proceduarat e divorcit për shkak të një krize që po kalonin në marrëdhënien e tyre.

“Xhemaili akuzon gruan e tij për përdorimin pa kriter të mbiemrit të tij, si pjesë e punës së saj në modeling dhe prezantim. Ai la të drejtën për të mbrojtur integritetin dhe privatësinë e tij”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga avokatja.

Ditët e fundit, Erjona dha një intervistë, ku foli për marrëdhënien me bashkëshortin e saj, ndërsa u shpreh se futbollistët nuk janë partnerë shumë të përkushtuar dhe në seks nuk janë shumë të mirë.

Please follow and like us: