Albspirit

Media/News/Publishing

Mesazhi i Stefi Priftit për bashkëshorten: Dashuria dhe nëna e dy vajzave të mia

Në këtë dy vjetor të ndarjes së saj nga jeta, disa fjalë prekëse dhe të ndjera kanë ardhur nga bashkëshorti i saj. Këngëtari Stefi Prifti është ndalur dhe i ka dedikuar disa fjalë bashkëshortes, teksa tregon si e ka përjetuar të gjithën këtë situatë.

As ai vetë nuk e di se përse këto dy vite i duken pak, dhe sipas tij ndoshta vetëm një psikolog mund t’i japë shpjegimin e duhur. Në rrethana të tjera nuk do t’i kishte shkruar këto fjalë, nëse vajza e saj Maria nuk do t’i dërgonte në Viber këtë foto: I veshur me të zeza, me kokën poshtë, e që cigarja i duket si i vetmi shpëtim në këto momente, për të larguar mërzinë e madhe që ndjen në shpirt.

“Sot ishte dita përkujtimore e ndarjes nga jeta të bashkëshortes sime Marina Xhavara Prifti. Iken dy vjet…! Për çudinë time më duken më pak se kaq! Ka pasur raste gjatë kësaj kohe, që pyesja veten – pse kjo ndijesi e tillë?! Normale do të ishte të ndieja të kundërtën, të më dukeshin këto dy vite si një jetë…, por jo! Për çudi, më mua ka ndodhur e kundërta! Më duken shumë më pak se dy vite! Ndoshta një psikolog mund të japë shpjegimin e këtij përjetimi..!
Natyrisht, unë dhe vajzat e mia shkojmë shpesh në Fier tek varrezat, por asnjëherë nuk kam menduar të shkruaj apo të postoj diçka më parë..! Arsyeja që më bindi ta bëj lajm, ishte kjo foto që më dërgoi në Viber vajza ime Maria! Patjetër ajo (natyrisht edhe unë dhe gjithë familja jonë), ka dëshirën, që mami i saj Marina të kujtohet nga familjarët, shoqet e shokët, pedagogët kolegë dhe stafet akademike, ku Marina ka dhënë kontributin e saj si pedagoge dhe studiuese e gjuhës dhe letërsisë shqipe, nga studentët që e deshën dhe i donte kaq shumë.
Falenderoj gjithë familjarët dhe miqtë që e pinë një kafe me mua sot.
Ia u shpërblefsha në gëzime!
Për veten, nuk dua të flas, duke besuar mirëkuptimin tuaj!
I paharruar kujtimi yt, Marina, dashuria dhe nëna e dy vajzave të mia”, shkruan Stefi Prifti.

Please follow and like us: