Pas shefave të policisë, urdhër-arreste për disa kryetarë qarqesh
Ish-ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj deklaroi sonte në emisionin “Kjo javë” në “News24” se së shpejti pritet që të dalin urdhër-arreste për ish-drejtues të lartë të vendit. Sipas tij, pas shefave të policisë Prokuroria e Krimeve të Rënda do të lëshojë urdhër-arreste për disa ish-kryetarë qarqesh. Por Demiraj shtoi, se edhe këta persona janë larguar jashtë vendit.
Duke bërë apel që Prokuroria dhe SHÇBA mos “t’ia pasojnë topin” njëri-tjetrit sa i takon rasteve të dekonspirimit të operacioneve për kapjen e personave të dyshuar, ai tha se situata të tilla duhet të marrin fund.
Ish-ministri Demiraj tha se duhet të tregohet kujdes, jo vetëm për këtë rast, të tre ish-zyrtarëve, por edhe për persona të tjerë që pritet të arrestohen në kuadër të këtij operacioni.