Albspirit

Media/News/Publishing

Ragip SYLAJ: MËTIMI I MOSRËNIES

 

Nga dashuria për jetën
Kam dalë në dyluftim me vdekjen
Nga frika e vdekjes
Në gji i jam futur jetës.

Kur m’trokiti n’derë hiena
Së pari mendova talljen
Së dyti të paimagjinueshmen
E së treti – ringjalljen.

Kur më ftoi zbrazëtia
Gjithçka u shpërfytyrua në erë
Gjithçka mori tjetër pamje
Gjithçka mori tjetër vlerë.

Kur më grishi humbellë harrimi
Zoti m’u zgjua përbrenda qenies
M’u vegua përsosmëria
Dhe mëtimi i mosrënies.

Nga dashuria për jetën
Kam dalë në dyluftim me vdekjen
Nga frika e vdekjes
Në gji thellë i jam futur jetës.

(Nëntor 2017)

Please follow and like us: