Albspirit

Media/News/Publishing

Rrëfehet Missi Shqiptar, Egla Harxhi: Luçferi ynë do rritet në një familje atdhetare

sh-missi shqiptar, Egla Harxhi “tronditi” publikun muaj më parë kur pranoi hapur se marrëdhënia e saj me bashkëshortin Alexandre de Basseville, vazhdon së bashku me një femër tjetër.

Bukuroshja është në pritje të një fëmije, i cili do të vijë në jetë për Krishtlindje dhe do të quhet Luçifer.

Por prej disa kohësh “Miss Albania 2007” dhe fotografi i fotove nudo të Melania Trump-it, kanë publikuar në media planet e tyre për të ndërtuar Principatën e Libofshës.

Në një intervistë për “Panorama” çifti ka rrëfyer idetë për realizimin e projektit të Principatës, si dhe bashkëjetesën treshe pasi braktisën Parisin për të jetuar në Libofshë të Fierit.

“Po bëhen tashmë disa muaj që gjërat kanë ndryshuar shumë në jetën tonë dhe timen personale. Kam kuptuar se të jetosh pa një qëllim në jetë është një jetë e çuar dëm. Preferoj të luftoj dhe të angazhohem për diç- ka që është përtej egos sime personale, sesa të jetoj brenda rehatisë së një jete ku pret vdekjen me vetëdijen që nuk ke bërë asgjë në këtë jetë. Në prill të këtij viti, mbasi me Alen kisha shëtitur në shumë vende të Shqipërisë, ai zbuloi falë mamasë sime Libofshën dhe nga ky moment gjërat kanë marrë një rrjedhë tërësisht të re në jetën tonë. Vizioni që Ale pati menjëherë për të krijuar në atë vend diçka të re, ishte në përputhje me vizionin e tij shpirtëror.

“Për sa i përket shtatzënisë më duhet të them se ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme për mua, më ka ndërgjegjësuar dhe më ka vënë përpara disa vendimeve që duhet t’i kisha marrë me kohë. Më kujtohet një intervistë që kam dhënë për ju para disa muajsh ku thosha se nuk dëshiroja të kisha fëmijë dhe se kjo nuk ishte një e drejtë që kemi si njerëz, por një detyrë shumë e lartë. Sot jam e lumtur që së shpejti do të bëhem me një djalë, për të cilin ne ndajmë të njëjtin vizion për sa i përket edukimit të tij. Jam EGLA HARXHI e bindur që djali ynë do të rritet në një familje luftarake, sepse asgjë nuk është më e rëndësishme sesa t’i mësojmë atij vlerat e një jete të mbushur me pasion për të arritur gjëra konstruktive në jetë. Sa i takon fizikut si miss, nuk kam shtuar në peshë, jo se nuk ha, madje ha shumë, por fëmija është superaktiv dhe më duket sikur harxhon më shumë energji seç konsumon ushqim (qesh).

Gjithashtu ajo ka folur edhe për aludimin se ajo ka paguar për të dalë nga burgu pas 51 akuzave për armë, drogë, pastrim parash, marrëveshje diplomatike me Lindjen, takime me të gjithë krerët e vendeve të Lindjes : “Jam një person që vjen nga financa, bankat dhe tregtia e rangjeve të larta, e sigurisht nuk është e thjeshtë si punë. Për ata që mendojnë që dikush i akuzuar për 120 vjet del i pafajshëm për 3 vjet e gjysmë, dhe që paskam paguar 500 000 dollarë për të dalë, do të thotë që nuk e njohin sistemin gjyqësor amerikan dhe është qesharake ta mendosh kështu. Të ishte kështu, atëherë të gjithë do ishin të aftë të dilnin nga burgu duke paguar. Kështu që u them mediave se para se të marrin copypaste lajme nga interneti, duhet të thellohen më tej. Këtë çështje e kam sqaruar në librin tim “My Duty” (Detyra ime), por jam në dispozicion të gjithkujt që do të më pyesë për çështjen në fjalë”.

Please follow and like us: