Albspirit

Media/News/Publishing

Ankaraja emëron 15 ambasadorë të rinj

Përmes dy dekreteve të reja, të publikuara në fletoren zyrtare ditën e shtunë, Turqia ka njoftuar emërimin e 15 ambasadorëve të rinj të Ankarasë zyrtare në disa vende të ndryshme, si Koreja e Jugut, Arabia Saudite dhe Malajzia. Nga dekretet mësohet gjithashtu se 11 ambasadorë të tjerë, në vende si Hungaria dhe Shqipëria, sikurse edhe zv.përfaqësuesi i përhershëm në NATO, janë thirrur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë. Turqia emëron ambasador për herë të parë në histori edhe në Laos.

Kjo është lista e ambasadorëve të rinj turq të sapoemëruar:

  1. Murat Ahmet Yörük – Tiranë, Shqipëri
  2. Ali Davutoğlu – Dar-es Salaam, Tanzani
  3. Ahmet Akif Oktay – Budapest, Hungari
  4. Ersin Erçin – Seul, Koreja e Jugut
  5. Başak Türkoğlu – Valeta, Maltë
  6. Fatma Ceren Yazgan – Tbilisi, Gjeorgji
  7. Gülin Dinç – Santiago, Kili
  8. Ayda Ünlü – Phnom Penh, Kamboxha
  9. Cengiz Kamil Fırat – Bishkek, Kirgizstan
  10. Nihat Civaner – Dakar, Senegal
  11. Ahmet Cemil Miroğlu – Nairobi, Kenia
  12. Fevzi Süphan Erkula – Librevil, Gabon
  13. Ahmet İdem Akay – Vientiane, Laos
  14. Erdoğan Kök – Rijad, Arabi Saudite
  15. Merve Safa Kavakçı – Kuala Lumpur, Malajzi
Please follow and like us: