Albspirit

Media/News/Publishing

Ashpërsohet lufta e Top-Medias me kryeministrin

Gazeta Shqip, versioni online, që është pronë e Vjollca Hoxhës ka shkuar më tej sot në përplasjen me kryeministrin aktual. Një status në FB i ish ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani është shoqëruar me një gjel të LGBT ku shfaqet dhe fytyra e Ramës. Shikojeni vetë foton ilustruese.

Opinioni i Ylli Manjanit

Kryefjala e kriminalitetit dhe drogëzimit të vendit, paska marrë rolin e kallëzuesit! Qesharak pa kufi! Kallëzon “policinë që desh” dhe që është i detyruar ta mbrojë! Po nuk e mbrojti e hëngri! Kallëzon Çakon, por nuk e shkarkon se nuk do! Madje edhe Xhafën, por s’ia mban ta shkarkojë! Kryeministër pa kokë!

Pikë autoriteti nuk ka! E tërheqin zvarrë edhe vartësit. Këput kopaçe në publik, vetëm për të fshehur pengmarrjen nga vartësit në detyrë ose jo! Ndërkohë zyrtarët e Rilindjes së tij, o rrinë në Shqipëri por në detyra publike, ose ikin nga Shqipëria kur nuk janë në detyrë!

S’kanë shans tjetër në fakt! Është mënyra e vetme për t’i shpëtuar burgut! Ndërkohë krye i pandehuri-kryefjalë, kur shfaqet si kallëzues, ngjan si bishti i gjelit në prapanicën e derrit. (Ndjesë për gjelin dhe derrin që i përdora në njeriun e gabuar)…

 

 

Burimi: http://gazeta-shqip.com/lajme/2017/11/26/corientim/

Please follow and like us: