Albspirit

Media/News/Publishing

Engjell SERJANI: Polifonia shqiptare, 12 vjet pasuri kulturore botërore

 

Bashkia Gjirokaster ka festuar 12 vjetorin e pranimit dhe mbrojtjes nga UNESCO te polifonise shqiptare si vlere e trashegimise kulturore boterore. Ne epiqender te festimeve u vendos ansambli foklorik LUNXHERIA, nje grup i njohur kulturor i polifonise qe ne te njejten dite festonte 80-vjetorin e themelimit. Kryetarja e bashkise Gjirokaster Zamira Rami duke pershendetur pjesemarresit ne festen e kenges polifonike ne sallen e Kinoteatrit “Zihni Sako” tha se: “Keto 12 vjet te polifonise ne UNESCO, edhe pse jane shume pak kohe krahasua me shekujt e ruajtjes dhe percjelljes brez pas brezi te kenges se lashte polifonike, kjo periudhe na ka sherbyer per ta rivleresuar dhe mbartur me tej kete xhevahir te kultures kombetare shqiptare”.
Persa i takon ansamblit foklorik LUNXHERIA, etnomuzikologu Vasil Tole, president nderi i ketij ansambli thote: “Grupi i Lunxherise eshte bartes i nje thesari kengesh, vallesh, melodish dhe kostumesh mahnitese me vlere te paperseritsheme te kultures kombetare shqiptare”. Ne koncerin foklorit te organizuar me kete rast krahas grupeve foklorike e polifonike te Lunxherise, interpretuan edhe disa grupe te njohura te polifonise si grupi “ARGJIRO”, ” Zeri i Birbilit”, grupi “As e vogel, as e madhe” i Kolonjes, grupi polifonik “Kurora labe”, grupi i nxenesve te shkolles 9-vjecare “Petro Poga”, etj. Ne mbyllje te festimeve nga keshilli bashkiak Gjirokaster u dhane tituj nderi per bartes te folklorit dhe polifonise. Folkloristi i njohut Ermir Dizdari i pranishem ne kete veprimtari u shpreh se magjia dhe fuqia e polifonise eshte e jashtezakonshe e mahnitshe e habitshme pasi ajo ka arritur te mbijetoje e gjalle dhe plot vitalitet qysh nga kohet e largeta te lashtesise.

Gjirokaster, 25.11.2017.

Please follow and like us: