Albspirit

Media/News/Publishing

Fiken dritat e Ejfelit në shenjë solidariteti me Egjiptin

Në shenjë solidariteti me familjet e personave që humbën jetën dhe të plagosurit në sulmin ndaj xhamisë në Egjipt, në mesnatë janë fikur dritat në Kullën e Ejfelit. Dritat u fikën me vendimin e kryebashkiakes së Parisit, Anne Hidalgo. “Terrorizmi edhe një herë ka goditur Egjiptin. Ngushëlloj familjet e të vdekurve, kurse të plagosurve u dëshiroj shërim të shpejtë”, ka shkruar ajo në rrjetin social. Dritat në Kullën e Ejfelit janë fikur edhe më parë për nder të viktimave të sulmeve terroriste në vende të ndryshme të botës. Xhamia, e cila është sulmuar ndodhet 20 kilometra në lindje të qytetit Al-Arish. Shpërthimi u dëgjua pranë xhamisë Ravda menjëherë pas namazit të xhumasë, ku humbën jetën të paktën 235 persona. Në Egjipt është shpallur tre ditë zie.

Please follow and like us: