Albspirit

Media/News/Publishing

Jozefina Topalli: Nuk jam larguar nga politika…

Mëngjesi i 26 nëntori nisi ndryshe për të. Ish-kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli në ditëlindjen e 54-t, mori një urim ndryshe nga të rinjtë dhe të rejat e Shkodrës, qytetit të saj të lindjes, e ku për 21 vite radhazi ishte përfaqësuesja e tyre në kuvendin e Shqipërisë.

Por shumë më i veçantë ishte mbishkrimi në tortën e ditëlindjes, ku të rinjtë kishin vendosur “Edhe 100 vite të tjera kontribut për atdhe”, si dhe buqeta e luleve, trëndafil të bardhë dhe blu, simbol i Partisë Demokratike.

E emocionuar pafund nga kjo surprizë që i nisi ditën, Topalli shprehu pa fund falënderime për të rinjtë, që vijojnë të jenë një përkrahje e madhe për të.

E kur e pyet për politikën, ajo e ka të pamundur të mos flasë, sepse siç thotë vetë Topalli e ndjek hap pas hapi çdo zhvillim. Vendi sot është në udhëkryq dhe zhvillimet e fundit janë dramatike, prandaj për ish- kryeparlamentaren, sot vendit i nevojitet një revolucion që nis nga kjo klasë politike.

Topalli: Vendi ynë është në udhëkryq. Shoh që varfëria është shumëfishuar. Zhvillimet e fundit janë dramatike për vendin tonë, jo se janë të reja dhe jo se nuk i dinim, por shpërthimi i tyre ka bërë që të humbasë shpresa.

Please follow and like us: