“Kam video pornografike, të turpëroj” ja kush e kërcënon Asun e ‘Dashuri e Pafund’
Pak kohë më parë aktorja dhe “Miss Turqia 2011”, Melisa Asli Pamuk, i ka hapur ish-shoqes së saj të ngushtë Elif Atba. Sipas “Hurriyet”, aktorja kishte shkëputur marrëdhëniet me mikeshën e saj pasi ajo i kishte shprehur dashurinë. Pas refuzimit, Pamuk pretendoi se ajo e kishte kërcënuar: “Kam video pornografike, të turpëroj”. Aktroja e njohur në Shqipëri për rolin e Asusë në serilian “Dashuri pafund” e ka hedhur në gjyq ish-shoqen e saj e në këtë kohë pretendohet se është përfshirë edhe Yasin Duman, shok i Elif Atba, i cili ka kërcënuar aktoren me “fund të keq” nëse nuk tërhiqte padinë. Por sipas mediave turke, gjykata nuk i ka dhënë të drejtë aktores pasi ajo nuk ka mundur ta vërtetojë këtë gjë me prova materiale. Pas vendimit të gjykatës, aktroja nuk ka bërë të ditur nëse do të vazhdojë betejën e saj ligjore kundër “shoqes që u dashurua me të”.