Albspirit

Media/News/Publishing

Prej 2 ditësh i zhdukur 18-vjeçari nga Durrësi

Një 18 vjeçar nga qyteti i Durrësit rezulton i zhdukur prej 2 ditësh.

Raportohet se personi i shpallur i zhdukur është 18-vjeçari Sebastian Kovaçi 18 vjeç, banues në lagjen Nr.13 në Durrës, personi që shfaqet në foton më poshtë.

Kovaçi është larguar nga banesa të premten e 24 nëntorit për të shkuar në punë, në një parking në afërsi të Vollgës ku punonte si roje.

Por nga verifikimet e kryera, ai ka munguar të premten në punë, ndërsa nuk ka asnjë gjurmë të tij se ku mund të jetë zhdukur.

Kanë qenë familjarët që kanë njoftuar policinë, duke e deklaruar atë të zhdukur.
I riu mësohet të jetë rreth 1.50 cm i gjatë, me flokë ngjyrë të zeza të prera shkurt dhe ka veshur një palë xhinse blu, një triko ngjyrë blu dhe atlete ngjyrë kafe.

Policia fton çdo qytetar që e ka parë ose ka ndonjë informacion të telefonojnë në numrin 0694110217.

Please follow and like us: